Aktualitet

3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata liron nga burgu dy prej të arrestuarve

6 Nëntor 2019, 09:43 Nga DOSJA
3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata liron nga burgu dy prej të

Tiranë- Për kapjen e 3.4 mln euro brenda makinës Toyota Yaris,  ka ndryshuar masa e sigurisë për Edi dhe Klevi Likën, babë e bir. Për ta është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest  me burg”,  në  “arrest shtëpie”.

Edi Lika është administratori i firmës që transformonte makinat nga Gjermania.

Çfarë është dosja “Toyota Yaris”

Për këtë dosje janë arrestuar 4 persona 2 dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Dy të arrestuarit e tjerë janë, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Edhe prokuroria belge po kryen një hetim të sajin për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre por ky hetim mbetet i hapur, ndërsa pak javë më parë ata morën në pyetje në Shqipëri edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Lideri demokrat ishte i pari që foli për miliona euro në sallën e parlamentit, ndërsa asokohe ai ju drejtua Taulant Ballës si personit që ja kishin zbuluar Toyota Yaris me miliona euro. 3.4 milion euro u sekuestruan më 24 qershor 2018 në portin e Durrësit brenda makinës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi lika klevi lika toyota me 3.4 mln euro edi lika klevi lika toyota me 3.4 mln euro

Sondazh

Poll