Aktualitet

‘Nuk trembem!’/ Iu bë atentat në Shkozet, rrëfehet nga spitali prokurori Ndoja: Do flas në një moment tjetër, ndodhi p

6 Nëntor 2019, 09:08 Nga DOSJA
‘Nuk trembem!’/ Iu bë atentat në Shkozet, rrëfehet

TIRANË– Prokurori Arjan Ndoji flet për herë të parë nga spitali për atentatin që iu gjashtë ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit, teksa po udhëtonte me shoferin e tij, Andi Maloku, dhe një personazh të njohur të botës së krimit, Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

 

Pavaresisht kësaj, Ndoji është i bindur se atentati i është bërë për shkak të detyrës së tij si prokuror, por nuk zbardh të tjera detaje për çështje apo dosje konkrete.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetë për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, shprehet prokurori Ndoji për “News24”.

Si pasoje e plumbave te atentatit te 1 nentorit prane mbikalimit te Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij qe po ashtu ndodhej ne automjet se bashku me te Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit si dhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku. 72 orë pas atentatit policia ndaloi autorin e pare te dyshuar 34 vjeçarin Redjan Rraja kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Marrë nga News24

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll