Deklarata bombë e Artan Lames: Më kanë kërcënuar për punë pronash, qeveria më ka dhënë mbështetje
6 Nëntor 2019, 08:56Nga DOSJA
Tiranë- “Më kanë kërcënuar për punë pronash”. Kështu deklaroi në këto momente drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame në një emision mëngjesi.
“Kërcënime për punë emërimesh nuk kam marrë, për punë pronash po sepse ka një gjë nuk e bën dot pa specialistë. Duhet të jesh profesionist, ndërsa të jesh punonjës te hipoteka duhet të jesh o jurist me bagazh, o topograf, prandaj kamë bërë thirrje që më lini o të bëj këtë o të bëj atë”, tha Lame, ndërsa nuk preferoi të tregojë një rast konkret, por theksoi se i ka denoncuar këto raste dhe ka marrë mbështetjen e qeverisë.
“Nuk mund të them raste. Është normale ka pasur disa raste, që nga rastet serioze dhe unë i kam referuar, deri te rastet e njerëzve që të stërlodhin por kur ikin qetësohem. I mirëkuptoj në fakt se janë të dërmuar duke pritur me vite dhe kur i thua duhet të shkosh në gjykatë sikur i ke vrarë. Por sinqerisht më duhet të falënderoj qeverinë sepse më ka dhënë shumë mbështetje”, deklaroi më tej drejtori i Kadastrës.
Gjithashtu Artan Lame në emisionin e mëngjesit tha se kanë mbetur shumë objekte pa u legalizuar për shkak të vështirësive.
“Qeveria është e impenjuar të japë zgjidhje. Ne po e përgatisim dhe do e kemi shumë shpejt. Bëhet fjalë për objekte që kanë vështirësi. Sigurisht nuk do legalizohen të gjitha sepse ka nga ata që kanë bërë kioska e baraka vetëm për të zënë vend apo kanë cenuar prona me interes zhvillimi. Por do të shihet me shumë kujdes që t’i japim fund këtij procesi”, deklaroi Lamja
Itali-Këtë herë emisioni investigativ “Le Iene” ka sjellë historinë e mjaft vajzave shqiptare, prostituta që punojnë në rrugët e Italisë.Në emision theksohet ...
Këto janë titujt kryesorë në mediet online në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...
ELBASAN– Ditën e sotme 28-vjeçari Etjen Cani është ekstraduar nga Italia për të vuajtur në Shqipëri dënimin për vrasje të dyfshitë. Cani ka vrarë teksa f...
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kullurin. Sipas KPK-së prokurori ka pasur lidhje me n...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në lidhje me grabitjen e 110 milionë lekëve që u vodhën në Postën e Krujës, që sipas tij ë...
Tiranë- Redjan Rraja është i arrestuar nga Policia për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, në Shkozet të Durrësit.Për figurën e tij, gazetari Poli Hoxha në e...
Tiranë- Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u fol edhe për faktin se në makinën e prokurorit të plagosur Arian Ndoja dyshohet se janë gjetur dokume...
Tiranë- Mustafa Nano së fundmi ka bërë një kritikë ndaj këngëve shqiptare, kryesisht ato rep. Sipas tij tekstet e tyre janë banalitet, pa asnjë mesazh.Ndër të t...
Tiranë- Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga, bëri publike një denoncim ku tha ...