Aktualitet

Shkarkohet kreu i Gjykatës së Elbasanit, KPK gjen probleme në kriteret e Vetting-ut

6 Nëntor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Shkarkohet kreu i Gjykatës së Elbasanit, KPK gjen probleme në

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkaur nga detyra kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Sot është zhvilluar senaca në ngarkim të tij dhe KPK ka gjetur pasaktësi në pasurinë e Kurtit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas raportit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kurti rezultonte se kishte probleme jo vetëm me pasurinë, por dhe me kriteret e tjera të Vetting-ut.

KPK hodhi dyshime mbi disa pronat që sipas komisioni ishin krijuar me burime të pajustifikuara. Po ashtu për të ishte dhe një raport sekret që dyshohet se Kurti ka lidhje me krimin e organizuar.

Në fund ishte dhe një vendim për një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar,  që e bënë të pamundur rikonfirmimin në detyrë të gjykatësit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkohet sulejman kurti sulejman kurti komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkohet sulejman kurti sulejman kurti

Sondazh

Poll