Aktualitet

Lufta për prostitucion në Itali/ Vajzat shqiptare fitojnë 10 mijë euro në muaj, haraçi që iu paguajnë tutorëve (VD)

6 Nëntor 2019, 08:42 Nga DOSJA
Lufta për prostitucion në Itali/ Vajzat shqiptare fitojnë 10

Itali-Këtë herë emisioni investigativ “Le Iene”  ka sjellë  historinë e mjaft vajzave shqiptare, prostituta që punojnë në rrugët e Italisë.

Në emision theksohet se kryesisht janë shqiptarë tutorët e tyre, ndaj të cilëve ato u japin një pjesë të fitimeve të tyre. Biseda e regjistruar fshehurazi me një nga prostitutat shqiptare zbardh se fitimi që nxjerrë në muaj është rreth 10 mijë euro por 1000 euro  apo edhe më shumë ua japin  padronëve vetëm për vendin e tyre në rrugë, përveç haraçeve të tjera. Prostitutat në videon e mëposhtme dalin në rrugët e territorit të të provincës së Pavias dhe kjo zonë kontrollet nga padronët e tyre. Aty nuk mund të dalë në rrugë asnjë prostitutë pa paguar taskat ndaj padronëve.

“Le Iene” rrëfen pushtetin e dhunshëm që padronët shqiptarë kanë në këtë territor të provincës së Pavias, nuk mungon as dhuna fizike apo psikologjike ndaj prostitutave.

Vide e Le Iene

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prostitucioni ne itali prostitutat shqiptare në itali prostitucioni ne itali prostitutat shqiptare në itali

Sondazh

Poll