Aktualitet

Shpërthimi i pikës së karburantit në Portëz të Fierit/ Arrestohet pronari Sokol Meçe

6 Nëntor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Shpërthimi i pikës së karburantit në Portëz të

Fier-Një ditë pas shpërthimit të pikës së karburantit në Portëz të Fierit është arrestuar pronari Sokol Meçe.

Pronari akuzohet për “Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

Një ditë parë për këtë ngjarje Meçe u shpreh se biznesin e tij e ushtron në bazë të rregullave.

“Problem me elektromotorin qe po mbushej bombola e gazit. Jo dëme në njerëz. Kemi eksperiencë 20-vjeçare në treg. Punëtorët janë me të gjitha kushtet e punës. Punojmë me gjitha rregullat e zbatuara për çdo rast.  Kemi fikset e zjarrit në ambientet e punës
Menjëherë lajmëruam zjarrfikësen dhe situata nen kontroll”, u shpreh pronari, Sokol Meçe.

Sipas policisë në pikën e gazit ka rënë një zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthimi, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpërthen pika e karburantit në portëz sokol meçe shpërthen pika e karburantit në portëz sokol meçe

Sondazh

Poll