Aktualitet

Nuk pagoi 38.6 mln lekë taksa, Gjykata liron biznesmenin e hidrokarbureve në Fier, shkak gjendja shëndetësore

6 Nëntor 2019, 09:29 Nga DOSJA
Nuk pagoi 38.6 mln lekë taksa, Gjykata liron biznesmenin e hidrokarbureve

Tiranë- 4 ditë më parë u arrestua në Fier biznesmeni i naftës i shpallur në kërkim, Iljaz Fisheku, 60-vjeç pasi nuk kishte paguar 38.6 milionë lekë taksa. Mbi të rëndojnë akuzatr “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Por gjykata e Fierit ka vendosur sot vendosur masën “Detyrim paraqitje” për Fishekun, pronar i firmës Fisheku sh.p.k, i cili operon në fushën e hidrokarbureve. Gjykata e ka liruar nga burgu 60-vjeçarin për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.

Kush është Ijaz Fisheku? 

Fisheku është arrestuar dhe në vitin 2011 për akuzën e kontrabandës, por më pas është lënë i lirë nga burgu. Ai u akuzua për evacion fiskal bashkë me 7 inspektorë të Tatimeve në Fier.

Biznesmeni po ashtu ka qenë dhe pjesë e skandalit me kontrabandën e naftës virgine, skandal i denoncuar nga ish-ministri Dritan Prifti. Bëhet fjalë për një skandal që përfshinte periudhën 2007-2009, ku sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum”. Vetëm nga shmangja e taksave shtetit asokohe iu shkaktua një dëm prej 2 miliardë lekësh.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet biznesmeni iljaz fisheku arrestohet biznesmeni iljaz fisheku

Sondazh

Poll