Aktualitet

TRAGJIKE në Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin me studentë dhe shpërthen në flakë, mes 4 viktimave një shqiptar

Viktimat e aksidentit janë një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare, shoferi i ambulancës, një infermier dhe pacienti 80-vjeçar që po transportonin nga Fossombrone në Urbino. 

27 Dhjetor 2023, 21:06 Nga r.ll
TRAGJIKE në Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin me studentë
foto nga aksidenti

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme një një tunel në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon në Itali, ku një autobus me studentë është përplasur kokë më kokë me një automjet të Kryqit të Kuq. 

Nga përplasja kanë humbur jetën gjithsej 4 persona, 3 tre punonjës të kujdesit shëndetësor dhe një pacient, të cilët ndodheshin në ambulancën qëmori flakë nga përplasja. Zjarrfikësit dhe forcat e rendit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe qarkullimi në rrugë u mbyll për të lejuar operacionet e shpëtimit. Autobusi transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

Sipas mediave italiane, ata kanë arritur me shpejtësi të dalin nga automjeti dhe të arrijnë në dalje të tunelit. Dy prej tyre, të cilët ranë në një shkëmb aty pranë, u shpëtuan dhe u gjetën nga një ambulancë ajrore. Fatmirësisht janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. 

Viktimat e aksidentit janë një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare, shoferi i ambulancës, një infermier dhe pacienti 80-vjeçar që po transportonin nga Fossombrone në Urbino. Nga sa raporton kompania shëndetësore, 7 persona kanë mbetur të plagosur, 4 të transportuar në spitalin e Pesaros (dy fëmijë dhe dy shoqërues), dhe tre në spitalin e Urbinos (2 fëmijë dhe një shoqërues).

“Lëndimet e marra janë të lehta dhe po vijojnë procedurat e dërgimit në shtëpi të studentëve që ishin në autobus”, thuhet në njoftimin e autoriteteve. Fëmijët e tjerë që udhëtonin me autobus do të dërgohen në shtëpi me një automjet të vënë në dispozicion nga organizatorët e udhëtimit. 

"Është një tragjedi e madhe që trishton thellësisht të gjithë. Jemi të shokuar.", deklaroi kreu i provincës Pesaro dhe Urbino, Giuseppe Paolini.

aksident ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2023, 17:04 Esmeralda Topi

Ushqime më të shtrenjta se në Europë

Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...