Ushqime më të shtrenjta se në Europë
Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...
Zjarri përfshiu 3 kate të qendrës tregtare “Metropol” në Lushnjë dhe u shkrumbuan 300 dyqane, me dëme materiale të pallogaritshme
FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur procedim penal për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” lidhur me zjarrin në tregtare në Lushnje. Zjarri përfshiu 3 kate të qendrës tregtare “Metropol” në Lushnjë dhe u shkrumbuan 300 dyqane, me dëme materiale të pallogaritshme. Nëpërmjet hetimeve që drejtohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, do të arrihet në përfundimin për shkaqet e rënies së zjarrit. Sipas prokurorisë, hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit
Njoftimi i Prokurorisë:
Zjarri në Qendrën tregtare ‘Metropol Center’, Prokuroria Fier regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregëtare “Metropol Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.
Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores. Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare. Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve.
Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjtkata Kushtetuese ka marrë vendimin sot në lidhje me kërkesën e Dhomës së Avokatis&eu...
Genc Gjokutaj TIRANË- Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se sërish kan...
Prokuroria e Tiranes TIRANË-Prokuroria Tiranë kërkon arrest në burg për dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime T...
Pas faqes së Kuvendit, sot janë jashtë funksionet edhe faqet online të KLSH, Tatimeve dhe ILDKPKI. Prej disa ditësh është j...
Policia spanjolle SPANJË- Policia spanjolle ka liruar një shqiptar që mbahej peng në një shtëpi në Calp, ndërsa rr&...
AKSH TIRANË-Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka rënë pre e sulmeve kibernetike. AKSHI njofton se situata ...
Eva Tavo TIRANË- Ish-deputeti Vangjel Tavo ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë, që sot do të mbushte 24 vjeçe, por q&eum...
Porti i Durresit DURRËS- është liruar nga masa e sekuestros anija "Grace Felix" me 22 mijë litra naftë të dyshuar si kontrab...
Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit paraditen e sotme në Gjykat&eum...