Aktualitet

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Pogradec, dyshimet e para (EMRI)

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. 

27 Dhjetor 2023, 17:36 Nga r.ll
Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Pogradec, dyshimet e para
foto ilustruese

POGRADEC- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë tek vendi i quajtur "Kovalishenca" në Pogradec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi i identifikuar si Minir Berberi ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Sipas policisë 65-vjeçari jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur "Kovalishenca", në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2023, 17:04 Esmeralda Topi

Ushqime më të shtrenjta se në Europë

Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...