Aktualitet

Granata dhe municion luftarak, gjendet një arsenal armësh në Gramsh

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje ku kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijojnë punë për dokumentimin ligjor të rastit.

27 Dhjetor 2023, 19:31 Nga r.ll
Granata dhe municion luftarak, gjendet një arsenal armësh në
foto ilustruese

GRAMSH- Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh. Mësohet se në fshatin Çekrezë në një shtëpi të vjetër prej guri dhe të pabanuar janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje ku kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijojnë punë për dokumentimin ligjor të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

arsenal armësh ne gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2023, 17:04 Esmeralda Topi

Ushqime më të shtrenjta se në Europë

Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...