Aktualitet

GJKKO rrëzoi dy kërkesa të Berishës, avokati: Kërkuam sërish përjashtimin e gjyqtares

Sipas avokatit të Sali Berisha, vendimi që ka marrë gjykata është i paprecedente.

27 Dhjetor 2023, 14:26 Nga A.B
GJKKO rrëzoi dy kërkesa të Berishës, avokati: Kërkuam
Genc Gjokutaj

TIRANË- Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se sërish kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka. 

Sipas avokatit të Sali Berisha, vendimi që ka marrë gjykata është i paprecedente. Gjokutaj citoi ligjin duke thënë se “ai thotë që në  momentin ngrihet kërkesa për përjashtimi gjykata nuk mund të marrë ose japë vendim”.

“Me autorizimin e Ramës sipas atij autorizimi vazhdoi edhe gjyqi. Parashtrimi ka qenë i gjatë. Për të gjithë këto rrëzime kërkesash, ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares. Gjykata e shtyu nesër në orën 15:00. Ata e dinë që edhe kjo kërkesa për përjashtim do rrëzohet. Kjo gjykatë për herë të parë ka hapur një precedent. Të gjitha kërkesat tona i ka rrëzuar pa u marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Berishës.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll