Aktualitet

EMRAT/ S'kontrollonin mjetet në Kakavijë, Gjykata liron kundrejt garancisë pasurore 2 doganierët

Mësohet se Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarve por me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.

27 Dhjetor 2023, 18:49 Nga I.A
EMRAT/ S'kontrollonin mjetet në Kakavijë, Gjykata liron kundrejt
Kakavije

GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 2 doganierët, si dhe 6 shoferët e arrestuar për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën doganore të Kakavijës. Mësohet se Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarve por me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.

Në vendimin e marr ditën e sotme, theksohet se të akuzuarit do të lihen të lirë vetëm nëse do të paguajnë garancinë pasurore të caktuar.  Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë shumën prej 1 milionë lekësh, i ndalohet dalja jashtë vendit. Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë shumën prej 700 mijë lekësh si garanci pasurore dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.

eliod shurdhaj ardit abrija

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2023, 17:04 Esmeralda Topi

Ushqime më të shtrenjta se në Europë

Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...