Aktualitet

Po khehej nga pikniku me shokët e tij, i riu në Dibër rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me urgjencë në spital

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

27 Dhjetor 2023, 19:11 Nga r.ll
Po khehej nga pikniku me shokët e tij, i riu në Dibër
foto ilustruese

DIBËR- Një 19-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga shkëmbi kur po kthehej nga një piknik me shokët e tij në vendin e quajtur "Rrasa e zezë" në Selishtë.

Sipas informacioneve i riu ka pësuar lëndime trupore pas rrëzimit dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër/informacion paraprak

Në vendin e quajtur "Rrasa e zezë", në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2023, 17:04 Esmeralda Topi

Ushqime më të shtrenjta se në Europë

Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...