Syzet që e lidhën me atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Klodiana Lala nxjerr dëshminë e Redjan Rrajës: Pranoi që ishin të t
5 Nëntor 2019, 20:25Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur gjurmët që kanë bërë që grupi hetimor të binte në gjurmët e Redjan Rrajës, që është i dyshuari kryesor në lidhje me atentatin e prokurorit Arjan Ndoja.
E ftuar në “Real Story”, Lala u shpreh se gjurmët e Rrajës u gjetën në një palë syze që ndodheshin në makinën e braktisur nga autorët.
“Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur kanë pasur shenja të gishtave të tij. Rraja e ka pranuar që syzet janë të tijat por që është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen,”- tha gazetarja Klodiana Lala.
Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit,teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja ka folur katër ditë pas atentatit, teksa vetëm pasditen e sotme u bë e ditur se në makinën e prokurorit Ndoja janë gjetur dos...
TIRANË- Prokuroria kërkon arrest me burg për Redjan Rrajën. Nesër në orën 14:00, do të jepet masa e sigurisë për Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Nikla ...
VLORË– Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” pran...
KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e 110 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës ku drejtor është Xhelal Rraja. Burime p...
ITALI– Janë zbuluar detaje të reja që fshihen pas ekzekutimit të shqiptarit Andrea Ndoja, i cili u vra në muajin të vitit 2018 në Itali. Mediat italianeshkruajn...
LIBRAZHD– Shefi i Komiariatit në Librazhd Bedri Hasanaj, shefi i krimeve Armand Koni dhe shumë drejtues të njëjtit komisariat janë vënë nën hetim pasi akuzohen ...
GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.Ai është arrestuar në ...
TIRANË- Redjan Rraja u arrestua sot pasi akuzohet se është një nga autoprët ndaj atentatit të prokurorit Arjan Ndoja. Rraja është një person i njohur për p...