Aktualitet

Morën 50 mijë euro për 3 mijë rrënjë kanabis, nën hetim zyrtarët e lartë të policisë në Librazhd e Elbasan

5 Nëntor 2019, 17:57 Nga DOSJA
Morën 50 mijë euro për 3 mijë rrënjë kanabis,

LIBRAZHD– Shefi i Komiariatit në Librazhd Bedri Hasanaj, shefi i krimeve Armand Koni dhe shumë drejtues të njëjtit komisariat janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë lejuar mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se efektivët dhe drejtuesit në komisariatin e policisë së Librazhd dhe drejtorinë e Policisë së Elbasanit akuzohen për neglizhencë dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu mësohet se personat e vënë nën hetim dyshohet se kanë marrë më shumë se 50 mijë euro për të lejuar mbjelljen e rrënjëve të kanabisit në këtë fshat.

ShçBA-ja ka nisur prej disa javësh hetimet në lidhje me këtë çështje dhe se dosja tashmë është dërguar në Prokurorinë e Elbasanit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand koni bedri hasanaj hetohen zyrtaret e policise ne librazhd dhe elbasan kanabis ne librazhd armand koni bedri hasanaj hetohen zyrtaret e policise ne librazhd dhe elbasan kanabis ne librazhd

Sondazh

Poll