Aktualitet

Me krahë të lidhur e shenja, prokurori Ndoja flet për dosjet e gjyqtarit Konomi: Janë gjëra që dihen, armët dhe atentatin

5 Nëntor 2019, 20:10 Nga DOSJA
Me krahë të lidhur e shenja, prokurori Ndoja flet për dosjet e

TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja ka folur katër ditë pas atentatit, teksa vetëm pasditen e sotme u bë e ditur se në makinën e prokurorit Ndoja janë gjetur dosjet që u vodhën një vit më parë në Prokurorinë e Durrësit, ndër to edhe ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skredilajd Konomit.

I pyetur nga A2 CNN, Ndoja, i cili njërin krah e ka të lidhur dhe ka shenja ende të dukshme në trup dhe fytyrë, është shprehur se dosjet janë të një studioje ligjore të cilën e drejton vetë ai ku ofron konsulencë ligjore.

Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja.

Ndërsa përsa u përket akuzave për bashkëpunim me grupe kriminale, Ndoja është shprehur se nuk e ka shpërdoruar kurrë detyrën dhe se në asnjë rast nuk i ka shërbyer askujt për të përfituar diçka në këmbim. Ndër të tjera Ndoja shprehet se nuk e priste armën dhe atentatin që i ndodhi.

Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë,”- vijon ai më tej.

Ndoja do të qëndrojë edhe për disa ditë në regjim spitalor. Ai ka dhënë dëshminë e tij, por grupi i prokurorëve tha se pas verifikimit të dokumentave që janë gjendur në makinën e tij do të ribëjnë një tjetër seancë pyetjesh për të verifikuar nëse në këtë rast prokurori Ndoja ka shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë pasditen e sotme u bë e ditur se dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja pronave të gjykatësit të vrarë disa vitë më parë, Skerdilajd Konomi janë gjetur në në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, ditën që iu bë atentati.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja vrasja e skerdilajd konomit arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja vrasja e skerdilajd konomit

Sondazh

Poll