Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Ishëm/ Ish-kreu i Hipotekës së Durrësit në një qeli me denoncuesin që e mashtroi me letra false

5 Nëntor 2019, 18:13 Nga DOSJA
Tjetërsimi i pronave në Ishëm/ Ish-kreu i Hipotekës së

DURRËS– Që çuditë në këtë vend nuk kanë të sosur kjo dihet, por që të jesh i arrestuar në një qeli me atë që të ka denoncuar me letra false, jo, s’e e kishim dëgjuar shpesh. Një ngjarje që është e denjë për skenar filmash, po kurrë për të vendosur drejtësi. Një ngjarje që nis nga një ordiner punonjës në Hipotekë dhe kalon në filtrin e “kazanit’ mediatik po që vetë kryeministri e ka besuar, pasi edhe ai vetë di t’i ndajë kazanët.

Ngjarja është një nga ndodhitë më të turpshme në këtë vend. Madje, një ngjarje që po torturon një familje, që të paktën “legenat” politikë të PS duhet t’u vijë turp t’i shikojnë në sy. Ish drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, i emëruar në këtë post pasi zgjedhjet u fituan nga PS e vetme, është bërë objekt i një ngjarje që nuk është se ende nuk po trondit. Në kulmin e një prag tragjedie familjare, ku ish kreu i Hipotekës, pasi kishte lënë vendin e juristit në Ujësjellësin e Durrësit për t’u punësuar aty, u përball me sëmundjen e rëndë të vëllait, ai nuk e kishte menduar se kalvari i stresit nuk do të mbaronte aty.

Një natë, ish kreu i Hipotekës ka parë veten në një emision investigativ, që durrsakshe i thonë “gjobëvënës”, ku është përballur me një qytetar për shkak të moshipotekimit të një pasurie të një qytetari që orvatej të bënte viktimën për këtë padrejtësi. Ashtu sic ndodh rëndomtë në këtë vend, ka mjaftuar një çip që gjërat të marrin një tjetër rrokullimë. Ardian Iljazaj në atë kohë ish drejtor i Hipotekës së Durrësit, është regjistruar me këmbënguljen e tij për të mos regjistruar një pronë, në pronësi të shtetasit me inicialet R.D, banor në njësinë administrative Ishëm. I bindur në vërtesinë për të mos e bërë atë hipotekim pasi ka konstatuar edhe nëpërmjet stafit të tij se kishte probleme dokumentacioni, Iljazaj ka deklaruar se nuk mund ta bëjë këtë regjistrim prone. Pas fjalëve të qytetarit se ai do të shkonte te Rama, ai i është përgjigjur se “shko ta bëjë Rama, unë jo”.

Kaq ka mjaftuar që djali i njërit prej mjekëve të njohur në Durrës, ndërsa përballej me sëmundjen e vëllait deri në pikën nëse do të jetonte apo jo, të niste një tjetër kalvar vuajtjesh vetë. Ish kreu i Hipotekës Durrës jo vetëm shkarkohet, por kjo bëhet publikisht nga kryeministri që e fyen madje duke i thënë “halabak”. Sedra e kryeministrit nuk e kishte pranuar dot emisionin kur ai, ish drejtori, i ka thënë që ky hipotekim nuk bëhet dhe se kishte arsye të forta për të. Ai është sjellë si bajraktar i pushtetit të votave, madje edhe të një kontributi të madh që ka vetë personi në PS, duke e larguar nga puna.

Por gjërat vazhdojnë. Përballet me sëmundjen e vëllait, përballet me një opinion durrsak që edhe një fjalë lokali e shpërndan më shpejt se era dhe në fund gjendet i braktisur, i shokuar se nuk bëri një gjë që nuk ja lejonte ligji, shteti ligjor i Rilindjes. Por sedra e fyer nga një kamerë e fshehtë e kryeministrit është më shumë se sa shteti ligjor dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh në pushtetin “demokratik”.

Dhe gjërat vazhdojnë përsëri. Pasi mori mbi kurriz shkarkimin, fyerjen publike si halabak se nuk denjoji të shkelte ligjin, Ardian Iljazaj arrestohet vetëm pak muaj më vonë, ose më saktë, pak ditë më parë. Është përsëri i njëjti skandal, po që tani nuk vjen nga “përrallat” e takimeve të Kryeministrit, po thjesht nga një ngjarje që ka shkaktuar shumë debate.

Marrë nga Bulevard Online

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian iljazaj tjetersimi i pronave ne durres ardian iljazaj tjetersimi i pronave ne durres

Sondazh

Poll