Aktualitet

U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja punonte si dentist në burgun e Fushë-Krujës

5 Nëntor 2019, 16:31 Nga DOSJA
U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja punonte si

TIRANË- Redjan Rraja u arrestua sot pasi akuzohet se është një nga autoprët ndaj atentatit të prokurorit Arjan Ndoja. Rraja është një person i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë dhe janë ngirutr akuza ndaj tij, dënimet kanë qenë minimale.

Nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja është me profesion stomatolog dhe këtë profesion e ushtron në një klinikë private në Krujë.

Po ashtu i arrestuari për atentatin e së premtes në mbikalimin e Shkozëtit, mësohet se ka punuar vitet e fundit si dentist në burgun e Fushë-Krujës. Si dentist në burg Rraja ka punuar prej vitit 2014  e deri në ditën e arrestimit.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja burgu i fushe krujes redjan rraja arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja burgu i fushe krujes redjan rraja

Sondazh

Poll