Aktualitet

Shpërndante drogë nëpër Korfuz, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

5 Nëntor 2019, 16:38 Nga DOSJA
Shpërndante drogë nëpër Korfuz, arrestohet i riu shqiptar

GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ai është arrestuar në Korfuz dhe në mjetin e tij u gjet 5 kg hashash.

Mediet greke raportojnë se i riu shqiptar sillte drogë nga Shqipëria në mënyrë sistematike dhe më pas e shpërndante atë me motorin e tij në Korfuz.

Gjatë kontrollit, policia greke i sekuestroi pese pako najloni me hashash si dhe motorin, me të cilin bënte shpërndarjen e drogës.

21-vjeçari u dërgua në Prokurorin e ishullit të Korfuzit, me akuzën për import, ruajtje dhe trafik të drogës.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi shitje droge arrestohet shqiptari ne greqi greqi shitje droge

Sondazh

Poll