Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Prokuroria kërkon arrest me burg për Redjan Rrajën

5 Nëntor 2019, 20:03 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Prokuroria kërkon arrest me burg për

TIRANË- Prokuroria kërkon arrest me burg për Redjan Rrajën. Nesër në orën 14:00, do të jepet masa e sigurisë për Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës, i cili u arrestua sot si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’. Për Redjan Rrajën kërkohet masa e arrestit me burg për akuzat e mësipërme.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja prokuroria e tiranes redjan rraja arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja prokuroria e tiranes redjan rraja

Sondazh

Poll