Politike

Ligji për Komisionet Hetimore dhe ndryshimi i Rregullores, Meta: Goditje ndaj parlamentarizmit në vend

Meta shprehet se bllokimi i Komisioneve Hetimore është tregues i frikës që mazhoranca ka sipas tij pasi është e zhytur në korrupsion.

21 Dhjetor 2023, 13:55 Nga r.ll
Ligji për Komisionet Hetimore dhe ndryshimi i Rregullores, Meta: Goditje
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, është shprehur se ndryshimi i Rregullores së Kuvendit dhe ligji i ri për Komisionet Hetimore, synon të godasë parlamentarizmin në Shqipëri.

Meta shprehet se bllokimi i Komisioneve Hetimore është tregues i frikës që mazhoranca ka sipas tij pasi është e zhytur në korrupsion.

“Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit ku deputetët mund të përjashtohen deri në 2 muaj, që synon asgjësimin e parlamentarizmit dhe pluralizmit në vend dhe që shkel të drejtat që ia garanton Kushtetuta.

Këto ndryshime e kthejnë më tej Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar. Njëkohësisht, edhe ndryshimet që u bënë në ligjin për komisionet hetimore synojnë edhe më tej për të minuar parlamentarizmin.

Ky bllokim i komisioneve hetimore është tregues i qartë dhe i frikës që thellë që mazhoranca ka sepse është e zhytur thellë në një korrupsion galopant”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll