21 Dhjetor 2023, 12:29
Nga A.B
Berisha dhe Basha
TIRANË- Deputeti i PD-së, Lulzim Basha përmes një deklarate për media, është shprehur se e mbështet kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila u miratua edhe në Kuvend me 75 vota pro.
Në reagimin e PD, thuhet se sipas tyre, “ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj”.
Deklaratë e PD-së së vulës së Bashës
Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj. Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Deputetët e PD nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.
Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.
PD është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre.
Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për ti bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD dhe misionin e saj për ti dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë.
lulzim basha sali berisha
Politike
21 Dhjetor 2023, 12:24
A.B
Sali Berisha
Shtatëdhjetë e pesë vota nga maxhoranca socialiste sollën miratimin në seancë plenare të enjten të k&e...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:56
r.ll
TIRANË- Para, gjatë dhe pas nisjes së seancës plenare në Kuvend sot nuk munguan kaosi dhe përplasjet. Tensionet nisën q&eum...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:39
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Vendim antikushtetues e ka quajtur deputeti Gazment Bardhi vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë arrestimit t&e...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:39
A.B
Sali Berisha
TIRANË- "Jam më i fortë se kurrë"- kështu u shpreh Berisha për gazetarët, nga selia e Partisë Demokrat...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua mbështetësv...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:38
A.B
Argita Malltezi
TIRANË- Nga protesta kundër arrestimit të babait të saj, Argita Malltezi nuk e ka përjashtuar mundësinë ...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:35
Kuvendi
Kuvendi i Shqipërisë votoi të enjten në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:28
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të mbante një fjalim në seancën plenare ndërsa mazhoranca miratoi ...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:13
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Kuvendi votoi për heqjen e im...
Politike
21 Dhjetor 2023, 10:11
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ky është momenti kur Kuvendi miratoi pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha, për të ci...