Politike

FOTO/ Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymueset, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

Mes tensioneve dhe protestave në sallë, ku opozitarët i binin tavolinave, maxhoranca miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tij.

21 Dhjetor 2023, 10:56 Nga r.ll

FOTO/ Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymueset,

TIRANË- Para, gjatë dhe pas nisjes së seancës plenare në Kuvend sot nuk munguan kaosi dhe përplasjet. Tensionet nisën që me deputetët e opozitës, të cilët Garda nuk i lejonte të futenin në Kuvend. Më pas deputetët para nisjes së seancës, kthyen përmbys karriget siç është bërë edhe në herët e tjera. 

Siç shihet në disa foto të publikuara nga LSA, pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi zyrtarisht seancën, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nxjerr nga xhepi i xhupit një çakmak dhe ia jep Flamur Nokës, dhe ky i fundit ndez tymuese.

Mes tensioneve dhe protestave në sallë, ku opozitarët i binin tavolinave, maxhoranca miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tij.

seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll