Politike

"U aplikua standart i dyfishtë"/ Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Nuk është deputet i zakonshëm, është lider

Meta tha se vendimi i Kuvendit për Berishën është anti-kushtetues dhe se qeveria po vijon përpjekjet për asgjesimin e opozitarizmit në parlament.

21 Dhjetor 2023, 13:53 Nga A.B
"U aplikua standart i dyfishtë"/ Heqja e imunitetit të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin e kërkesës së SPAK nga Kuvendi për arrestimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Meta tha se vendimi i Kuvendit për Berishën është anti-kushtetues dhe se qeveria po vijon përpjekjet për asgjesimin e opozitarizmit në parlament.

"Vetë Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur, në mbrojtje të garancive që Kushtetuta i jep deputet, jo si privilegj por si mbrojtje që i jep Kuvendit.  Të gjithë e dimë që janë aplikuar standardet e dyfishta, në rastin e Berisha, që nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare.  Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi  Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e trans, llogaridhënien dhe parlamentarizmin"- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll