Politike

Berisha nga protesta: Opozita rezistoi mbi agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri protektorat të krimit dhe narkoshtetit

Berisha iu bashkua protestuesve nga ku mbajti edhe një fjalim për pak minuta.

21 Dhjetor 2023, 10:36 Nga r.ll
Berisha nga protesta: Opozita rezistoi mbi agresionin e mafies
sali berisha

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua mbështetësve të opozitës të mbledhur para Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se përgjatë dy viteve, opozita shqiptare rezistoi kundër asaj që ai e quan agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.

“Opozita shqiptare rezistoi, u ngrit mbi të gjitha pushtetet e krimit në Shqipëri. U ngrit mbi të gjitha agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.

U ngrit dhe i kalli datët regjimit të Edi Ramës. Ndaj edhe ata, në një përpjekje fund e krye antiligjore dhe antikushtetuese, të bazuara në shpifjen e mijëra dokumenteve qeveritare mendoi se duke vepruar si sot do të mund të bien në qetësi. Misioni i tyre kryesor është o sot o kurrë të përmbysim narkodiktaturën.

Ju jeni dëshmitar se prej muajsh kemi denoncuar me fakte dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve. Shqiptarët të mos mendojmë se me Edi Ramën do të kenë zgjedhje”, tha Berisha.

protesta e opozites 21 dhjetor 2023

Sondazh

Poll