Politike

"MIRUPAFSHIM"/ Iu hoq imuniteti, Berisha nga selia e PD-së: Jam më i fortë se kurrë!

Ka zgjatur 10 minuta seanca plenare e sotme ku u votua për ish-kryeministrin Sali Berisha.

21 Dhjetor 2023, 10:39 Nga A.B
"MIRUPAFSHIM"/ Iu hoq imuniteti, Berisha nga selia e PD-së: Jam
Sali Berisha

TIRANË- "Jam më i fortë se kurrë"- kështu u shpreh Berisha për gazetarët, nga selia e Partisë Demokratike.

"Gjithçka që është marrë ndaj meje është jolegjitime'- vijoi ai më tej, duke marrë më pas brohoritje nga demokratët që e ndoqën deri në selinë blu. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Sot jam më i fortë se kurrë. Harroje! E the që jam pa imunitet, të them se jam më i fortë se kurrë.
Më i vendosur se kurrënë mbrojtje të kauzës së drejtë opozitës. Unë i garantoj shqiptarët se kjo kauzë e drejtë do triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë, nuk ka dhe nuk do ketë.
Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve, do i ketë kohët e numëruara. Se Edi Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë.

Se shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre, opozitën e tyre ashtu siç meritojnë. Kjo histori është sot një histori në zhvillim, por nga ana tjetër është një nga historitë më krenarë të popullit opozitar që nuk u mposht nga asgjë, që i rezistoi një korrupsioni transnacional, të pashembullt në historinë e një vendi dhe dëshmon që ka të gjithë energjinë për të mbrojtur vlerat e demokracisë, shtetin ligjor dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë. Edhe njëherë, gjithçka është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim.
Vendimet nga alfa te omega, janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të këtij vendi. Edhe njëherë u falënderoj për praninë tuaj. Fitore, fitore, fitore! Mirupafshim!

Ka zgjatur 10 minuta seanca plenare e sotme ku u votua për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me 75 vota pro, u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës. Ky i fundit nuk pranoi të flasë kur kryetarja e Kuvendit i dha fjalën, pasi kërkoi të hiqet Garda./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll