Politike

Pas heqjes së imunitetit të Berishës, Kuvendi voton mes kaosit edhe ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore

Këto ndryshime ligjore opozita i ka kundërshtuar dhe i konsideron si tentative të mazhorancës për t’i hequr të drejtat që opozitës ia jep Kushtetuta.

21 Dhjetor 2023, 13:11 Nga r.ll
Pas heqjes së imunitetit të Berishës, Kuvendi voton mes kaosit
foto nga kuvendi

TIRANË- Mes kaosit dhe tensioneve nnë seancën e sotme, Kuvendi votoi edhe ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore. Me 75 vota pro u votua ligji i ri i cili përcakton qartë sipas socialistëve objektin e komisioneve hetimore.Ligji i ri sipas socialistëve qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor.

Këto ndryshime ligjore opozita i ka kundërshtuar dhe i konsideron si tentative të mazhorancës për t’i hequr të drejtat që opozitës ia jep Kushtetuta.

Kujtojmë se sot u votua gjithashtu me 75 vota pro edhe heqja e imunitetit të kreut të PD-së, Sali Berishës, duke i hapur rrugë kështu kërkesës së SPAK për një masë më të ashpër ndaj ish-kryeministrit.

seance plenare 21 dhjetor 2023

Sondazh

Poll