Politike

Berishës ju hoq imuniteti, Bardhi: Akt politik i Ramës. U miratua pa prova

Bardhi tha se Rama po përdor një standart ndryshe për kundërshtarët dhe ndryshe për bashkëpuntorët.

21 Dhjetor 2023, 10:39 Nga A.B
Berishës ju hoq imuniteti, Bardhi: Akt politik i Ramës. U miratua pa
Gazment Bardhi

TIRANË- Vendim antikushtetues e ka quajtur deputeti Gazment Bardhi vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës. Në një postim të bërë në 'X', Bardhi tha se Rama po përdor një standart ndryshe për kundërshtarët dhe ndryshe për bashkëpuntorët.

"Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi"
 

gazment bardhi

Sondazh

Poll