Politike

"Nipi dhe mbesa e Krajës të punësuar nga Veliaj"/ Berisha nxjerr dokumentin: Prokurori është në shkelje flagrante të Kushtetutës

Berisha ka publikuar një dokument, që sipas tij, vërteton përfshirjen e Prokuorit Arben Kraja në hetimet e regjimit diktatorial në çështje që kanë të bëjnë me ideologjinë.

20 Dhjetor 2023, 12:30 Nga Dosja.al
"Nipi dhe mbesa e Krajës të punësuar nga Veliaj"/
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar ditën e sotme akuzat ndaj prokurorisë. Berisha ka publikuar një dokument, që sipas tij, vërteton përfshirjen e Prokuorit Arben Kraja në hetimet e regjimit diktatorial në çështje që kanë të bëjnë me ideologjinë. Kraja sipas Berishës është në shkelje flagrante të Kushtetutës duke mohuar të shkuarën e tij.

Nga ana tjetër Berisha ka sjell në vëmendje dhe akuzën se nipi dhe mbesa e Krajës, sipas tij, punojnë në Bashkinë e Tiranës. 

Berisha: Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare. Ajo përbën dhunimin më flagrant të të ligjeve të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë. Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve. Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist.  

Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste. Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në çdo lloj mënyre, ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme i njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliard euro në 30 vite nga ai vetë dhe Edi Rama.

"Nipi dhe mbesa e Krajës të punësuar nga Veliaj"/
Dokumenti

sali berisha

Sondazh

Poll