Politike

Seanca ndaj Belerit/ Kokaveshi nuk paraqitet për të dëshmuar, avokatët e kryebashkiakut kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve

As seancën e sotme dashmitari Pandeli Kokaveshi nuk është paraqitur që të japë dëshminë e tij në lidhje me rastin.

19 Dhjetor 2023, 15:51 Nga I.A
Seanca ndaj Belerit/ Kokaveshi nuk paraqitet për të dëshmuar,
Fredi Beleri

TIRANË- Seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri po mbahet ditën e sotme në GJKKO. As seancën e sotme i akuzuari bashkë me Belerin, Pandeli Kokaveshi nuk është paraqitur që të japë dëshminë e tij në lidhje me rastin.

Ndërkohë që policia ende nuk e ka gjetur se ku ndodhet, avokati i tij ka sjellë një letër, ku theksohet se Kokaveshi ndodhet në Greqi për arsye shëndetësore. Nga ana tjetër avokatët e Belerit ka vazhduar të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve Erjon Cela dhe Irena Gjoka nga çështja për njëanshmëri.

Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar. 

fredi beleri pandeli kokaveshi

Sondazh

Poll