Politike

"Ligjet" miratojnë ndryshimet për Komisionet Hetimore, propozimet e Felajt kalojnë për votim në Kuvend

Mbledhja e komisionit u zhvillua online, me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të PS.

19 Dhjetor 2023, 13:56 Nga h.k
"Ligjet" miratojnë ndryshimet për Komisionet Hetimore,
Komisioni i Ligjeve

TIRANË-Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar paraditen e sotme me 15 vota pro, propozimin e bërë nga Partia Socialiste për ngritjen e komisioneve hetimore. Ata kanë rrëzuar propozimet e bëra nga deputetët e opozitës, Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho. Mbledhja e komisionit u zhvillua online, me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të PS.

Gjatë diskutimit të nismës së propozuar nga vetë ajo, Ermonela Felaj tha se është bazuar në modelin e ligjit gjerman për komisionet hetimore dhe shtoi se me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi pas votimit të projektligjit në Kuvend.

Ajo theksoi që nga viti 1998 e deri më tani, Shqipëria ka numrin më të lartë në Evropë të komisioneve hetimore të ngritura.

Ligji ynë për komisionet hetimore ka pasur si model ligjin gjerman. Në 22 vite, sigurisht që ligji dhe qëndrimet ndaj tij kanë pësuar ndryshime. Nuk kemi operuar me ligj të ri sepse përfunduam që e ka kaluar barrierën kushtetuese sepse është marrë disa herë në shqyrtim dhe nuk ka pasur gjetje antikushtetuese.  Nga viti 98 deri tani janë ngritur 44 komisione hetimore në Shqipëri, krahasuar me mesataren europiane, rezulton të jemi mbi këtë mesatare. Nuk kam gjetur argumente të karakterit juridik por plot argumente të tjera të pavërteta, për shembull për rastin e Italisë ku thuhet se vetëm për legjislaturën e fundit, janë ngritur 15 komisione hetimore. Është plotësisht e pavërtetë”- tha Felaj.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll