Politike

"Nuk e kuptoj si protestojnë"/ Rama: E e paimagjinueshme që studentët nuk bëhen patriot për vendin e tyre

Kryeministri e ka quajtur profesionin e tyre human dhe i ka kritikuar studentët si jo patriotë për vendin e tyre.

20 Dhjetor 2023, 12:00 Nga h.k
"Nuk e kuptoj si protestojnë"/ Rama: E e paimagjinueshme që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një takim në kuadër të fushatës "Kredi të lehtësuara" me përfaqësues të shëndetësisë, ushtrisë dhe policisë së shtetit ka sjellë në vëmendje protestën e studentëve të mjekësisë. Sipas Ramës është e papranueshme që studentët të dalin në protestë për tu larguar nga vendi.

Kryeministri e ka quajtur profesionin e tyre human dhe i ka kritikuar studentët si jo patriotë për vendin e tyre. Rama tha se qeveria është duke punuar për rritjen e të ardhurave dhe krijimin e mundësive ekonomike. 

Është e paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë dhe të bëjnë protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë.

Qeveria nuk fonacion studimin e mjekëve për t’i shërbyer Gjermanisë. Nëse dikush nuk dëshiron që ta marrë në konsideratë detyrimin human, patriotik që për disa vite të shërbejnë në Shqipëri dhe t’ia kthejnë këtij populli atëherë duhet të paguajë tarifën e plotë dhe pastaj të shkojë në Gjermani apo ku të dojë.

Dhe tarifa e plotë nuk është e vërteta përsëri. Edhe për mjekët do të krijojmë këtë mundësi që të blejnë shtëpi për të jetuar në shtëpitë e tyre. Në mes të vitit të ardhshëm paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 Euro” tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll