Politike

"Për Ahmetaj sollën 1400 faqe relacion me prova, për Berishën 5 faqe dhe zero prova"/ Bardhi: SPAK s'mund të ketë dy standarde

Prokurorët sipas Bardhit, kanë ardhur të papërgatitur në Këshillin e Mandateve duke marrë shembull precedentët e mëparshëm të heqjes së imuniteteve.

19 Dhjetor 2023, 15:05 Nga h.k
"Për Ahmetaj sollën 1400 faqe relacion me prova, për
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Opozitës ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes me depuetët në Kryesinë e Kuvendit. Bardhi tha për gazetarët se ditën e djeshme prokuroria ka treguar se ka pasur dy standarde. Prokurorët sipas Bardhit, kanë ardhur të papërgatitur në Këshillin e Mandateve duke marrë shembull precedentët e mëparshëm të heqjes së imuniteteve.

Bardhi solli në vëmendja rastin e heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, ku ai tha se kanë ardhur me një relacion 1400 faqe dhe prova, kurse në rastin e Berishës sipas Bardhit, kanë ardhur me një relacion 5 faqe dhe zero prova. 

Bardhi: Ne do të vazhdojmë vendosmërinë atë që na jep të drejtën kushtetuese. Dua që të shpreh keqardhjen në emër të grupit parlamentar keqardhjen e dy standardeve që përdoren, kur në rastet e deputetëve të mazhorancës ka vlerë imuniteti kurse me opozitën vijon standardi sipas urdhërave të Edi Ramës. Ndalimi i daljes jashtë shtetit për një deputet të Kuvendit, do duhet të autorizohet nga Kuvendi sipas ligjit. Po kjo nuk ka ndodhur. Dje Këshilli i Mandateve ka miratur një dosje pa asnjë provë. Prokuroria t'i paraqitet me prova. Kërkesa ndaj Berishës ka pasur një relacion 5 faqe pa asnjë provë. Që të jap autorizimin në Kuvend, prokuroria duhet të vij e përgatitur. I them prokurorisë të marrë akte me forcën e ligjit. Asnjë akt që nuk bazohet në ligj, nuk i shërben Kuvendit. 

Fola për vendimarrjen politike të Këshillit të Mandateve, e thotë Kushtetuta dhe ligji, që të autorizojë heqjen e imunitetit të një deputeti, të ketë një relacion dhe prova. Ftesa dje që i bënte Kuvendi ishte e paligjshme sepse nuk komentojë vendimet e gjykatave. Në rastin konkret ju jeni media dhe ju duhet të keni akses në media, në dosje ka zero prova. Si ka mundësi që në rastin e Ahmetaj ka 1400 faqe prova kurse tek opozita ka zero. A mund të ngre unë si standard i dyfishtë këtë ? Nuk mund të ketë një standard për deputetët e Edi Ramës dhe një standard për opozitën. 

 

gazment bardhi mbledhja e grupit te opozites

Sondazh

Poll