Politike

"Pse nuk ishit dje në Këshillin e Mandateve?"/ Përgjigjet Bardhi: Jemi në aksion opozitar për të drejtat Kushtetuese, mbështes protestat

Bardhi tha duke cituar një përsëritjen e deklaratave të tij në daljet e mëparshme, duke thënë se deputetët janë duke vijuar aksionin në Kuvend.

19 Dhjetor 2023, 15:21 Nga h.k
"Pse nuk ishit dje në Këshillin e Mandateve?"/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të Opozitës, Gazment Bardhi ka dhënë përgjigje për gazetarët për mos pjesëmarrjen ditën e djeshme në Këshillin e Mandateve. Bardhi tha duke cituar një përsëritjen e deklaratave të tij në daljet e mëparshme, duke thënë se deputetët janë duke vijuar aksionin në Kuvend. Nga ana tjetër Bardhi shpreh mbështetjen për çdo protestë kundër qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama. 

Bardhi: Sa i takon pjesëmarrjes tonë në Këshillin e Mandateve, e kam thënë dhe dua ta përsëris, asnjë gjë nuk e devijon atë që ne kemi nisur në Kuvend për të drejtat Kushtetues të opozitës. Nëse quan normalitet që mazhoranca vetëpyetet dhe përgjigjet, unë nuk e çmoj veprimtari normale. Unë, Sali Berisha dhe çdo deputet opozitar do duhet të jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës, çdo betejë do të ketë mbështjetjen time. Çdo deputetë i opozitës mbështet protestat kundër regjimin. 

gazment bardhi mbledhja e grupit te opozites

Sondazh

Poll