Politike

Programi i kredive për mjekët, policët dhe ushtarakët, Rama: Dy kategori do të pajisen edhe me kartë për blerjen e ushqimeve më lirë

Kreu i qeverisë foli edhe për pagën e ushtarakëve, e cila sipas tij do të vazhdojë të rritet çdo vit me synimin që arrihet një pagë mesatare sa e trupave të NATO-s

20 Dhjetor 2023, 12:04 Nga r.ll
Programi i kredive për mjekët, policët dhe ushtarakët, Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një aktivitet në lidhje me zbatimin e programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti. Rama tha se edhe vitin tjetër do të vijohet me këtë skemë, duke thënë se do të zgjerojnë numrin e kuotave, nga 300 që janë aktualisht.

"Ky programi dhënies së kredive me gjitha interesat e marra përsipër nga shteti. Sot interesat bankare janë mbi 6 përqind, shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes ndryshon panorama. Është një program fitues për ata që përfshihen në këtë program. E kishim 300 kuota këtë vit, është hera e parë, procesi ka pasur disa probleme të natyrës burokatrike, por është vetëm fillimi. Edhe ne edhe aplikantët do mësojnë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm do vazhdojmë me dhënien e kredive, do ta zgjerojmë numrin.", tha ai.

Rama njoftoi gjithashtu se të gjithë policët dhe ushtarakët do të pajisen me një kartë, e cila do t'u mundësojë që të blejnë ushqime me çmime më të reduktuara, në supermarkete të caktuara. 

Kreu i qeverisë foli edhe për pagën e ushtarakëve, e cila sipas tij do të vazhdojë të rritet çdo vit me synimin që arrihet një pagë mesatare sa e trupave të NATO-s

"Paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme derisa të mbërrijmë tek mesatarja e NATO-s. Ky nuk është shpërblim i atyre që janë në kulmin e karrierës, që kanë vite në ushtri, por është çështje perspektive për të rinjtë, që duhet t’i shohin FA jo vetëm si mundësinë për t’i shërbyer atdheut për të pasur një punë që i përmbush, por edhe një perspektivë të sigurt”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll