Politike

"Të enjten Shqipëria do të jetë përpara Kuvendit"/ Berisha pas mbledhjes së grupit: U diskutuan qëndrimet që do mbajmë

Kryedemokrati theksoi se u diksutua gjerësisht për qëndrimet që opozita do të mbajë, sipas tij, ndaj regjimit të Edi Ramës. 

19 Dhjetor 2023, 14:57 Nga h.k
"Të enjten Shqipëria do të jetë përpara
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka dal në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Opozitës. Berisha ndryshe nga herët e tjera foli shkurt për gazetarët duke bërë të njohur se ditën e enjte përpara Kuvendit do të derdhet gjithë Shqipëria dhe Tirana.

Kryedemokrati theksoi se u diksutua gjerësisht për qëndrimet që opozita do të mbajë, sipas tij, ndaj regjimit të Edi Ramës. 

Berisha: Ne do të mbrojmë vlerat, parimet nga një sulm antikushtetues, brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij. U diskutua gjerësisht mbi qëndrimet që do të mbahen ndaj këtij regjimi dhe ju garantoj se do të jenë vetëm përballje, përballje. Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të konsolidojë këtë regjim antidemokratik, diktatorial, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Diskutimet ishin të gjera. Të shumta. Zoti Bardhi do të ju njohë ju me më hollësi për vendimet që u morën, parimet që do të bazohet qëndimi ynë.

Pyetje: O sot o kurrë, por deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe ai vetë nuk ishin në protestën tuaj?!

Sali Berisha: A jemi sot apo dje?

Pyetje: A i mbështesin ata protestat?

Sali Berisha: Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit. Të bashkuar absolutisht. Ditën e enjte është para parlamentit, Tirana dhe Shqipëria.

Pyetje: Pas ditës së enjte çfarë do të ndodhë?

Sali Berisha: Betejë pa kthim, betejë pa kthim. Mirupafshim!

sali berisha mbledhja e grupit te opozites

Sondazh

Poll