Politike

"Arben Kraja mashtron"/ Berisha: Ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ish-oficer i policisë sekrete të komunizmit

Nga ana tjetër kryedemokrati tha se ai është shkarkuar me ligjin e lustracionit, por askush sipas tij, nuk flet për këtë. 

19 Dhjetor 2023, 12:40 Nga h.k
"Arben Kraja mashtron"/ Berisha: Ka qenë kandidat për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme Prokurorin e SPAK, Arben Kraja i cili sipas tij ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste. Berisha tha se është tejkaluar vija e kuqe dhe se Kraja, sipas tij mashtroi ditën e djeshme përpara shqiptarëve.

Nga ana tjetër kryedemokrati tha se ai është shkarkuar me ligjin e lustracionit, por askush sipas tij, nuk flet për këtë. 

Berisha: Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë. Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë.

Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Të mos thotë, kaq!

sali berisha

Sondazh

Poll