Politike

"Ke tejkaluar çdo vijë të kuqe"/ Berisha: Është hera e parë që një forcë politike ngre padi politike ndaj prokurorisë

Ai e quajti veprimin e tyre, që sipas tij ka amistuar të akuzuarit e inceneratorit të Tiranës, si veprim që ndihmon vjedhjen dhe krimin. 

19 Dhjetor 2023, 12:32 Nga h.k
"Ke tejkaluar çdo vijë të kuqe"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur për mediat ditën e sotme lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Berisha ka ngritur padi penale për prokurorët e çështjes duke theksuar se kjo është e hera e parë që një parti politike ngre padi penale ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai e quajti veprimin e tyre, që sipas tij ka amistuar të akuzuarit e inceneratorit të Tiranës, si veprim që ndihmon vjedhjen dhe krimin. 

Berisha: A ka mundësi të përqendrohemi në evenimentin se për herë të parë jo dëgjoni një forcë politike që ngre padi politike ndaj prokurorisë politike të Edi Ramës. I thotë mjaft është mjaft, ke tejkaluar çdo vijë të kuqe dhe tani për PD-në konsiderohesh një organizatë kriminale që merr pushtetin e parlamentit dhe amniston persona që kanë firmosur për 1 miliard euro, por që kanë zhdukur realisht 130 milionë euro nga paratë e taksapaguesve. Kjo është çështja kryesore e ditës, e pandodhur.

sali berisha

Sondazh

Poll