Politike

Berisha: Do të këshillohem me avokatët nëse do e respektoj vendimin e SPAK

19 Dhjetor 2023, 12:47 Nga A.B
Berisha: Do të këshillohem me avokatët nëse do e respektoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se do të këshillohet me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e SPAK. Kjo ishte deklarata e bërë ditën e sotme në konferencë, ndryshe nga deklaratat e mëparshme kur Berisha thoshte se do të zbatonte vendimin e Parlamentit, cilido të ishte ai.

“Vendimi i Parlamentit merret mbi një vendim të paligjshme. Nuk mund të pranoj të ligjshëm, një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm”, tha Berisha.

PYETJA- Do e zbatoni?

“Tjetër problem do të këshillohem me avokatët. E denoncoj sepse është i paligjshëm, pa shqyrtuar asnjë dosje. Avokatët i dëgjoj, me votimin e Parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesit. Në këshillim me avokatët do të marr vendimet që duhet”, shtoi ish-kryeministri.

sali berisha

Sondazh

Poll