Politike

"Kërkoni llogari për çdo qindarkë"/ Meta këshilltarëve: Asnjë kompromis për qytetarët

Meta këshilloi përfaqësuesit të jenë të vëmendshëm ndaj kërkesës së llogarisë për çdo qindarkë që miratohet nga bashkitë.

19 Dhjetor 2023, 12:23 Nga h.k
"Kërkoni llogari për çdo qindarkë"/ Meta
Ilir Meta

TIRANË-Ilir Meta, Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar sot një konferencë për mediat bashkë me asamblenë e Këshilltarëve vendorë të partisë së tij. Meta këshilloi përfaqësuesit të jenë të vëmendshëm ndaj kërkesës së llogarisë për çdo qindarkë që miratohet nga bashkitë. Nga ana tjetër ai bëri thirrje që mos të bëhet asnjë kompromis për qytetarët dhe të drejtat e tyre. 

Unë besoj shumë që gjithçka varet nga përkushtimi i këshilltarëve tanë dhe padyshim që këshilltarët tanë në bashkinë e Tiranës kanë bërë një punë të shkëlqyer, e cila evidentohet çdo ditë, edhe në  bashkitë e tjera, por do të evidentoja këshilltarët tanë në Kamzë që i kanë dhënë mjaft zë, problemeve dhe interesave të komunitetit atje dhe kanë vendosur në një presion shumë të qartë kryetarin e bashkisë dhe administratën arrogante apo këshilltarët tanë në bashkinë e Kuçovës, ku ndihet angazhimi dhe fryma e mbrojtjes ë interesit qytetar pa asnjë kompromis dhe besoj se kudo në të gjithë vendin, qytetarët tanë duhet të jenë aktivë sa më shumë. Është shumë e rëndësishme të kërkojmë llogari për çdo qindarkë, taksë, që paguajnë qytetarët në të gjithë vendin. Është shumë e rëndësishme që të mos shpërdorohen apo të mos shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë, siç është ai i inceneratorit të Tiranës. Inceneratori i Tiranës lejohet të bëjë 15 ha depozitime jashtë lejes së ndërtimit, ndërkohë që nëse një qytetar apo një biznes tenton të rregullojë nj dritare, vjen menjëherë Policia bashkiak a Ndërtimore dhe as nuk lejohet të riparohet një mur pa leje.”

ilir meta

Sondazh

Poll