Politike

Meta: Me buxhetet e bashkive po tentohet e njëjta gjë si me miratimin e buxhetit 2024 në Kuvend

ë fjalën e tij, Meta shprehet se e përbashkëta sipas tij e "Rilindjes" në pushtet, si në qeveri qendrore, si në atë vendore, është arroganca dhe dëshira për të bllokuar llogaridhënien.Kreu i PL-së, ka rikujtuar miratimin e buxhetit të vitit 2024 në Kuvend, ku thotë se e njëjta mënyrë po tentohet edhe me buxhetet e bashkive.

19 Dhjetor 2023, 11:54 Nga r.ll
Meta: Me buxhetet e bashkive po tentohet e njëjta gjë si me miratimin
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendore të Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij, Meta shprehet se e përbashkëta sipas tij e "Rilindjes" në pushtet, si në qeveri qendrore, si në atë vendore, është arroganca dhe dëshira për të bllokuar llogaridhënien.

Kreu i PL-së, ka rikujtuar miratimin e buxhetit të vitit 2024 në Kuvend, ku thotë se e njëjta mënyrë po tentohet edhe me buxhetet e bashkive.

“E dimë se në katër vitet e kaluara, pushteti vendor ishte totalisht i bunkerizuar dhe pjesëmarrja jonë në zgjedhjet e 14 majit ishte një vendim shumë i drejtë, sepse përfundimisht ka nisur procesi i çbunkerizimit, pavarësisht se ka një rezistencë të jashtëzakonshme përmes bllokimeve, përmes të gjitha pengesave të paligjshme nga kryetarët e bashkisë dhe nga shumicat që ata kontrollojnë, e njëjta gjë që ndodh edhe në Kuvendin e Shqipërisë, sepse e përbashkëta e Rilindjes në pushtet, si në qeveri qendrore, si në atë vendore, pa asnjë diskutim që është arroganca dhe dëshira për të bllokuar llogaridhënien.

Dua t’i falënderoj këshilltarët në të gjithë vendin për punën e shkëlqyer që kanë bërë, aq më tepër kur sot jemi në një moment të rëndësishëm, që është momenti më i rëndësishëm për banorët e çdo komuniteti, siç është ai diskutimit i buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ju e patë se çfarë ndodhi me Buxhetin e shtetit në Kuvend, sesi ai u miratua me një shpejtësi marramendëse brenda pak minutash. E njejta gjë tentohet edhe në buxhetet e bashkive. Ndaj është shumë e rëndësishme të vazhdojmë konsultat publike nga grupet tanë të këshilltarëve ku të dëgjojmë qytetarët, grupet e interesit, komunitetet, biznesit për mënyrën më efektive të ndarjes së fondeve dhe ky ka qenë dhe baza e propozimeve të shkëlqyera të këshilltarëve të PL të Tiranës.", tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll