Politike

"Këmbanë alarmi"/ Avokati i Berishës: Po dënoni liderin e opozitës se ka bërë ligje

Avokati kërkoi të merret në konsideratë argumenti i mbrojtjes për mos të votuar heqjen e mandatit të Berishës. 

18 Dhjetor 2023, 14:36 Nga h.k
"Këmbanë alarmi"/ Avokati i Berishës: Po dënoni
Sokol Mengjesi

TIRANË- Sokol Mëngjesi, avokati i Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në Këshillin e Mandateve në Kryesinë e Kuvendit e ka quajtur këmbanë alarmi akuzën e ngritur nga SPAK. Sipas Mëngjesit është duke u dënuar lideri i opozitës për korrupsion se ka miratuar ligje.  

Ai ka shtuar se ky është një rast i paprecedentë për  për përfaqësuesit e zgjedhur nga populli. Avokati kërkoi të merret në konsideratë argumenti i mbrojtjes për mos të votuar heqjen e mandatit të Berishës. 

Nga përshkrimi rezulton qartë se zoti Berisha ndiqet sot penalisht për aktivitetin e tij politik, në kohën që i referohet SPAK, kur ka qenë kryeministër i vendit, deri në ditët e sotme.

Rast i paprecedentë që minon çdo parim të një shoqërie demokratike, të akuzohet një deputetët dhe lider i opozitës se ka kryer korrupsion duke miratuar ligje, apo akte nënligjore në plotësim të funksionit të tij politik. 

Kjo vërteton se kemi një proces penal në kuadër  të të cilit po i hiqet liria Berishës, kur ne thelb konsistojnë insinuata dhe qëndrime politike të karrierës së liderët të opozitës.

Sepse për ligjet që referohet Kuvendi, nuk ka asnjë iniciative ligjore as nga opozita e asaj kohe, as nga grupe të tjera që te jenë konstatuar këto ligje.

Kjo është një situatë e rrezikshme dhe këmbanë alarmi jo vetëm për Berishën sot por, për të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur nga populli shqiptar se nuk mund të ushtrojnë lirisht funksionet e tyre politike.

Në Kushtetutë përcaktohet qartë, deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e tij të dhëna në ushtrim të funksionit. Sot Berisha mban përgjegjësi për votat që ka dhënë në Kuvend, sepse kështu e ngre akuzën SPAK. Kërkojmë rishikimin edhe njëherë të vendimmarrjes tuaj mbi pezullimin e kësaj proceduare parlamentare deri në vendimmarrjen e Gjykatës duke patur tashmë në konsideratë edhe bazën ligjore dhe në alternativë të mospranimit të kësaj kërkese mosdhënien e autorizimit nga ana e Kuvendit për heqjen e lirisë të deputetit Sali Berisha.”- tha Mëngjesi.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll