Politike

Mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit, Berisha: Nuk do ndalemi deri ditën e fitores

Berisha dhe protestuesit u shpërndanë, pas tubimit që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

18 Dhjetor 2023, 13:19 Nga r.ll
Mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit, Berisha: Nuk do ndalemi deri
sali berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i fundit që u ngjit në podium për të mbajtur fjalën para qytetarëve që morën pjesë në protestën e opozitës

Në përfundim të fjalimit, Berisha njoftoi mbylljen e protestës së sotme, ku tha se nuk do të ndalet deri në ditën e fitores. 

“E mbyllim sot fitimtar këtë takim historik, të betuar për të mos u ndal më deri ditën e fitores ndaj këtij regjimi. Të betuar se do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile, nuk ka forcë që na ndan më. Ne jemi dhe mbetemi luftëtarë të lirisë, gjer ditën e fitores së plotë të përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, tha ai.

Berisha dhe protestuesit u shpërndanë, pas tubimit që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta. Ndërkohë në kryesinë e Kuvendit, po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK, për ashpërsim masash ndaj ish-kryeministrit Berisha.

keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll