Politike

"Do hapim një rrugë të re"/ Rama: Inteligjenca Artificiale do të shpejtojë negociatat

Rama ka sjellë në vëmendje procesin e përshtatjes së legjislacionit nga Inteligjenca Artificiale.

18 Dhjetor 2023, 11:44 Nga h.k
"Do hapim një rrugë të re"/ Rama: Inteligjenca
Edi Rama

TIRANË-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka folur në një konferencë për mediat bashkë me negociatorët e Bashkimit Europian në administratë. Rama ka sjellë në vëmendje procesin e përshtatjes së legjislacionit nga Inteligjenca Artificiale. Sipas tij kjo përshtatje do të bëjë të mundur dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Bashkimit Europian. 

Rama: Gjithë legjislacionin do ta keni nga inteligjenca artificiale i cili do të mundësojë shumë më shpejt zbatimin. Nëse ne e përshtatsim të gjithë në legjislacionin shqiptar, mund të na ndodhi siç i ndodh dikujt që të hajë bakllavanë brenda natës së vitit të ri, që o shkojmë në spital o mos kurrë humbim jetën. Pra duhet një fazë tretje. Duhet hapur një rrugë e re që do të materializohet dhe do të zbatohet me vendim të KE për planin e ri të rritjes dhe janë 1 miliardë euro që do të vijnë për Shqipërinë, që do të na ndihmojnë dhe ashtu sikundër përvec tyre, janë një sërë hapjesh të reja dhe në tregun e përbashkët. 

edi rama

Sondazh

Poll