Sport

Mesut Ozil replikon me aktorin Leonardo DiCaprio… “Gozhdë” e pabesueshme e ish-"topçiut" në mbrojtje të Arsenalit!

Padyshim është kryqëzimi më i çuditshëm i vitit 2023, Mesut Ozil bëri një koment për padituritë e Leonardo DiCaprios, për Arsenalin.

17 Dhjetor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Mesut Ozil replikon me aktorin Leonardo DiCaprio…

ANGLI - Ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të suksesshëm të epokës moderne. Por aktori 49-vjeçar nuk ka asnjë lidhje me futbollin… Ose të paktën kështu pretendon një llogari në Twitter, duke riprodhuar një nga rreshtat e tij, kur u pyet nëse i pëlqen sporti.

"Çfarë është Arsenali?",- thuhet se ka pyetur DiCaprio i mahnitur. Kaq ka mjaftuar për ish-lojtarin e “Topçinjve”, gjermano-turkun Mesut Ozilin të replikojë me me shpejtësi me aktorin, duke iu përgjigjur në rrjetet sociale dhe duke hedhur një "gozhdë" surprizë.

Në mënyrë specifike, ai ka shkruar: “Klubi i futbollit Arsenal është më i vjetër se 25 vjet... pra pse duhet ta dijë ai?”

“Gozhda”, as më pak dhe as më shumë i referohet thashethemeve, se gjoja aktori i njohur nuk del kurrë me femra mbi 25 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Dhjetor 2023, 12:00

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

SPANJE - Diego Simeone nuk e kontestoi humbjen (0-2) pasditen e kësaj të shtune ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i Atlético Madrid, ...