Sport

Kosova vazhdon traditën e xhudos, medalje të arta e bronzta!

Kosova ka fituar edhe tri medalje të bronzta. Ato i fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.

17 Dhjetor 2023, 12:56 Nga DOSJA
Kosova vazhdon traditën e xhudos, medalje të arta e bronzta!

KOSOVE - Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që është mbajtur të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në fund ai garoi kundër xhudistit nga Italia, Manuel Lombardo. Po ashtu, Kosova ka fituar edhe tri medalje të bronzta. Ato i fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.

Të dyja, si Nora, ashtu edhe Distria, janë fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020. Në këtë Kampionat morën pjesë 40 xhudistë prej 26 shteteve të botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Dhjetor 2023, 12:00

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

SPANJE - Diego Simeone nuk e kontestoi humbjen (0-2) pasditen e kësaj të shtune ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i Atlético Madrid, ...