Sport

Ten Haag: "Nuk kam frikë se më shkarkojnë, edhe nëse humbas ndaj Liverpoolit"...

Erik ten Hag nuk ka frikë për largimin e tij, edhe nëse Manchester United mposhtet në klasiken nga Liverpool të dielën.

15 Dhjetor 2023, 19:19 Nga DOSJA

Ten Haag: "Nuk kam frikë se më shkarkojnë, edhe nëse

ANGLI - Nga e keqja në më keq, Man.United, i cili ka mbetur pas kreut të ligës, ndërsa nuk do të vazhdojë edhe në Evropë.

Në fakt, ekipi i Ten Haag, shkroi një tjetër faqe të zezë në historinë e tij, pasi u bë ekipi i vetëm i Premier League me 15 gola të pësuar në kompeticionin më të mirë të klubeve. Megjithatë, trajneri holandez nuk ka frikë nga shkarkimi, edhe nëse ata humbasin nga Liverpool në “Anfield” të dielën pasdite.

“Jam i fokusuar që kjo skuadër të luajë më mirë, jam fokusuar në përmirësimin e lojtarëve. Ky është shqetësimi im. Nuk ka asnjë shqetësim, sepse jam këtu për të fituar dhe duhet ta bëj skuadrën të luajë më mirë. Nëse luan mirë, edhe atëherë, e mira nuk është mjaft e mirë.

Ne nuk jemi konsistent ndaj më duhet të punoj me ekipin, duke luajtur për periudha më të gjata në një nivel më të lartë. Ne ende mund ta fitojmë këtë sezon dhe patjetër do të fitojmë në planin afatgjatë. Jam i sigurt që kur të rikthehen të dëmtuarit, skuadra do të luajë më mirë”,- ka thënë holandezi, ndonëse skenarët për shkarkim po shtohen.

Vlen të theksohet se më 18 dhjetor 2018, Jose Mourinho u shkarkua nga United, pak orë pas humbjes nga Liverpool. Këtë Erik ten Hag me siguri e di.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll