Sport

Guardiola përditëson gjendjen klinike të “vrasësit nordik” Erling Haaland…

Golashënuesi norvegjez humbi dy ndeshjet e fundit në radhët e Manchester Cityt

15 Dhjetor 2023, 16:17 Nga DOSJA

Guardiola përditëson gjendjen klinike të “vrasësit

ANGLI - Pep Guardiola nuk pret të llogarisë sulmuesin Erling Haaland për ndeshjen kundër Crystal Palace, të shtunën, për xhiron e 17-të të Premier League.

Norvegjezi ishte i padisponueshëm në dy ndeshjet e fundit të ekipit, kundër Luton Town dhe Crvena Zvezda, por trajneri katalanas pret rikthimin e tij në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, javën e ardhshme.

“Le të kontrollojmë departamentin mjekësor... Ai është duke u trajtuar, shpresojmë që ai të mund të udhëtojë me ne në Arabinë Saudite, pas ndeshjes së nesërme. Unë nuk mendoj se ai do të luajë ndaj Crystal Palace, por ai mund të më befasojë.

Nuk është një frakturë, është thjesht stres. Ka lojtarë që shërohen shpejt, herë të tjera duhet pak më shumë. Të shohim si ndihet, kur të mos ndjejë dhimbje do të kthehet”,- tha trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll