Sport

Mourinho urdhërohet nga FIGC, t'i dhurojë 20 mijë euro “Shoqatës kundër Leucemisë”, pasi kritikoi arbitrin dhe lojtarin…

Trajneri portugez tha, se Matteo Marcenaro, gjyqtar i Sassuolo-Roma, nuk kishte "stabilitet emocional"

15 Dhjetor 2023, 14:48 Nga DOSJA
Mourinho urdhërohet nga FIGC, t'i dhurojë 20 mijë euro

ITALI - Federata Italiane e Futbollit (FIGC) njoftoi këtë të premte, se José Mourinho u urdhërua të dhurojë 20 mijë euro për “Shoqatën italiane kundër Leuçemisë, Limfomës dhe Mielomës”, pasi kishte kritikuar gjyqtarin Matteo Marcenaro dhe sulmuesin Domenico Berardi, pas Sassuolo-Roma që u luajt më 3 të këtij muaji.

Sipas një deklarate nga i njëjti burim, ky vendim është marrë pas një "hetimi të hapur ndaj trajnerit portugez, i cili shprehu gjykime që ishin të dëmshme për prestigjin dhe reputacionin e gjyqtarit Matteo Marcenaro dhe futbollistit Domenico Berardi". Në atë kohë, trajneri portugez i Romës tha se gjyqtari "nuk kishte stabilitet emocional".

Gjithashtu edhe Roma është dënuar me 20 mijë euro gjobë, të cilat do t'i dhurohen po kësaj shoqate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll